Kjo shkollë virtuale është ndërtuar me dy qëllime: të dhurojë njohuri në gjuhën angleze, dhe t’i aplikojë ato. Për secilin qëllim është ndërtuar nga një dhomë: bazat gramatikore dhe punim i tezave shtetërore. Regjistrimi në secilën dhomë është falas dhe për të gjithë. Mësimi është i jo-sinkronizuar, pra secili merr aq sa do apo aq sa i duhet nga kjo platformë nëpërmjet artikujve shpjegues, videove, dhe prezantimeve të ofruara. Suksese!
MBI AUTOREN
Anglishten e kam dashur me shpirt qe kur kam qene femije. Sot, besoj se kam zotësuar shumicën e koncepteve gramatikorë e jo vetëm në këtë gjuhë, ndaj kam vendosur t’i ndaj aftësitë e mia me nxenësit shqiptarë, falas, sidomos në pranverën në prag të provimeve shtetërore.