përdorimi i artikujve "a/the"
Artikujt “a(n)/ the” gjenden thuajse në cdo fjali të gjuhës angleze, ndaj është shumë e rëndësishme që të kuptohen dhe përdoren saktë. Ky proces nuk është shumë intuitiv, pasi në shqip nuk përdoren artikuj në të shquarën por mund të kuptohen nëse klasifikohen në trajta.
- Artikulli “the” thjesht nënkupton se emri (apo grupi emëror) që e pason është në trajtën e shquar. “The” është ekuivalenti i mbaresës “i/a/u”.
Shembull: Komshiu u zgjua herët. > The neighbor woke up early.
- Artikujt “a” dhe “an” shënjojnë trajtën e pashquar. Ekuivalenti në shqip është “një”. Ndryshimi i vetëm mes “a” dhe “an” është:
- - “a” përdoret kur fjala që e pason fillon me bashkëtingëllore (a pig)
- - “an” përdoret kur fjala që e pason fillon me zanore (an elevator)
- Shembull: Një i panjohur më foli sot. > A stranger talked to me today.
*Artikujt “the/a/an” nuk përdoret kurrë me emra të përvecëm (emra njerëzish, shtetesh etj).
0 comments